Shkolla fillore “NAIM FRASHËRI” në Prishtinë, perpara “Vlladimir Nazor”, është themeluar me Vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës Nr.01-24235 dt.15.2.1964. Punën e ka filluar ne gjysëmvjetorin e dytë të vitit shkollor 1964-1965. Shkolla është formuar prej nxënësve që deri atëherë kanë mësuar në Shkollën Fillore “Elena Gjika”, atëherë “Vuk Karaxhiq”. Shkolla ka startuar me punë me të gjitha klasët, prej të pares deri në të tetën (në gjuhë shqipe dhe serbokroate).
Më 29.8.1991, pushteti serb i futi masat e dhunshme në këtë shkollë.Drejtorin legjitim e shkarkoi nga puna, kurse për drejtor të dhunshëm e vendosi Verica Ristiqin, arsimtare e lëndës së matematikës. Prej 1 Janarit 1991 pushteti serb ndërpreu finansimin për drejtorin, sekretarin dhe pedagogun e shkollës, kurse prej muajit të tretë po të këtij viti nderpreu finansimin për tërë personelin mësimor shqiptarë.
Prej vitit shkollor 1991/92, shkolla punon si shkollë e pavarur shqipe, por me lokal të ngushtuar të uzurpuar nga pushteti serb. Shkolla me seli është në Prishtinë “Lagjja e Muhaxherëve”
Duhet cekur se nga shkolla jonë janë formuar edhe 3 shkolla të reja (nga nxënësit e shkollës tonë) që janë shkolla fillore “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemali”, “Iliria”. Në lokalet e shkollës tonë për tetë vjete punoi edhe shkolla speciale “Përparimi”, kurse prej vitit 1986 punon si shkollë e pavarur me të gjitha shërbimet e veta.
Nga viti shkollor 1999/2000 në shkollën tone punon edhe shkolla në gjuhën boshnjake ku nxënsit dhe arsimtarët janë pritur shumë mire nga kolegët shqiptarë dhe asnjëherë nuk është paraqitur ndonjë problem ndërteknik. Që nga viti shkollor 2001/2002 ka filluar të punohet edhe me nxënës parashkollorë. Në vitin 2002/2003 në shkollën tonë janë future në planprogram edhe klasët e 9-ta.
Që nga themelimi shkolla jonë ka qenë ushtrimore e SHLP të Prishtinës dhe tani e Fakultetit të Edukimit. Tani edhe fakulteti I edukimit
Bashkëpunimi me fakultete dhe shkolla të larta ka pasur efekte shumë positive në ngritjen e cilësisë në procesin edukativo-arsimor.
Duhet cekur se shkolla jonë ka qenë permament shkollë e dalluar dhe këtë sukses e vazhdon edhe tani. Për punë të dalluar është nderuar me shumë diploma dhe dekorata të larta.
Drejtorët e deri tanishëm të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë përpara “Vlladimir Nazor” : Nazmi Reçica (drejtor i pare), Rexhep Kastrati deri ne vitin 1972, ;Latif Nallbani (1972-1981), Sabedin Sabedinaj (1981-1996), Habibe Aliu (1996-2004), Drita Hyseni, deri ne vitin 2017 dhe Remzije Berisha (drejtore aktuale)